MENU
klinika

Paracaktim rezultatesh

SPAK arreston një trajner dhe një arbitër shqiptar

19.06.2021 - 11:24

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit nuk fal as trajnerët dhe arbitrat. SPAK ka arrestuar Bledar Hajredini, drejtues i klubit të Përmetit, bashkë me Qerim Ruçi, arbitër futbolli.

Të dy janë arrestuar si të dyshuar për “paracaktimin e rezultateve në garat sportive”. SPAK ka dalë me këtë njoftim zyrtar: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetimedhe ka urdhëruar arrestimin e:

1.Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

2.Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak