MENU
klinika

NBA, play-off

Suns në avantazh ndaj Lakers, Nets në gjysmëfinale

02.06.2021 - 07:25

Spektakël në tri ndeshjet e luajtura së fundmi në play-off të NBA. Phoenix Suns merr avantazhin 3-2 në serinë e fitoreve ndaj Los Angeleses, duke triumfuar thellë 115-85, me një diferencë prej 30 pikësh.

Vendasit bënë shumë mirë në dy periodat e para dhe diferencën prej 30 pikësh e regjistruar pikërisht në gjysmën e parë të ndeshjes. Booker për Suns realizoi 30 pikë, duke bërë të pavlefshme 24 pikët e LeBron James për Lakers. Tashmë për Suns mjafton një fitore për në gjysmëfinale.

Po në Perëndim, Denver Nuggets mposhti 147-140 Portland Trail Blazers. Një sfidë shumë e ekuilibruar, e vendsor pas dy kohëve shtesë nga 5 minuta. Plot 287 pikë, një nga sfidat me më shumë pikë të sezonit dhe një nga duelet më të bukura.

Më i miri në parket ishte Lillard i miqve nga Portland, që realizoi 55 pikë, 6 rebound dhe 10 asist, por që në fund mbetën për statistikë. Për Nuggets bëri detyrën i përhershmi Nikola Jokic, me 38 pikë, 11 rebound dhe 9 asist. Nuggets udhëheqin 3-2 serinë e ndeshjeve.

Në Lindje, Brooklyn Nets fiton 123-109 ndaj Boston Celtics, duke u bërë skuadra e dytë që kalon në gjysmëfinale të play-off pas Milwaukee Bucks. Kësaj radhe ishte James Harden protagonisti i ndeshjes me një “triple-double”, 34 pikë, 10 rebound dhe 10 asiste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN