MENU
klinika

Copa America

Supergoli i Messit vlen 1 pikë, Kili bëhet “mur”

15.06.2021 - 09:31

Ndeshja e parë e Argjentinës nuk ka qenë ashtu si pritej në Copa America. Skuadra e Messit nuk arrin të ruajë avantazhin e numrit “10” me goditje dënimi. Ishte një realizim perfekt i sulmuesit argjentinas.

Por në pjesën e dytë ndeshja barazohet nga Vargas, që gjatë penalltisë së humbur nga Vidal (pritje e portierit dhe shtyllë) depoziton topin në rrjetë.

Të dy ekipet e nisin me 1 pikë në grupin A, ku janë edhe Bolivia, Paraguaji dhe Uruguaji. Argjentina humbi edhe super rast në minutat e fundit. Në këtë grup kreun e mori Paraguaji, që fitoi 3-1 ndaj Bolivisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN