MENU
klinika

Tenis

Turneu i madh kthen 100% tifozët në tribuna

23.06.2021 - 10:30

Kthimi i tifozëve po bëhet realitet edhe në tenis. Pas Roland Garros, ku në finalet ishin të pranishëm nga 5 mijë vetë, spektatorët në Wimbledon do të shtohen në tribuna, teksa në fund mund të jenë deri në 15 mijë të tillë. Por në një tjetër grand slam, kapaciteti do të jetë i plotë.

Organizatorët e US open, që zhvillohet në gusht në New York, bënë me dije se ky turne do të zhvillohet më dyert e hapura, duke përdorur 100% të kapacitetit të tifozëve. Ky turne, vitin e kaluar u organizua pa spektatorë si pasojë e pandemisë.

US open bëhet kështu grand slam i parë këtë vit që organizohet me 100% tifozë, pasi tri të tjerët i kanë të limituar fansat. “Jemi shumë të lumtur që do të mirëpresim tifozët në stadium këtë verë”, – tha Mike Dowse, shefi i US Open. Duket se situata me koronavirus në New York është përmirësuar ndjeshëm, ndaj dhe u mor ky vendim.