MENU
klinika

Moto GP

Zarco rrëzohet në fund, por merr pole position

19.06.2021 - 15:17

Francezi Johann Zarco me Ducati Pramac siguroi sot “pole position” në pistën e Sachsenring, ku të dielën do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Gjermanisë në MotoGP.

Ai dha kohën 1’ 20” 236, duke qenë më i shpejti në pistë. Në vendin e dytë u rendit një tjetër francez, Fabio Quartararo me Yamaha, ndërsa i treti u klasifikua Alex Espargaro me Aprilia.

Këta tre pilotë do të jenë nesër në vijën e parë të startit. Interesant fakti se Zarco u rrëzua në xhiron e fundit, por pavarësisht kësaj mbeti i pari.

Për Zarco ky është “pole” i parë sezonal, duke ndalur dominimin e Quartararo, në “pole” në 5 garat e fundit. Marc Marquez me Honda u klasifikua i pesti, pas australianit Jack Miller me Ducati zyrtar.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak