Duket tashmë shumë e largët koha kur Brad Pitt dhe Angelina Jolie formonin një nga çiftet më të admirueshme të Hollivudit. Tre vite nga njoftimi i ndarjes, motivet e zënkave mes tyre nuk kanë fund. Pas luftës në gjykatë për kujdestarinë e fëmijëve, tani janë sërish gati për një tjetër luftë përpara gjykatës. Këtë herë për shkak të verës. Jolie do të donte të hiqte gjysmën e aksioneve të saj që ka nga kantina e verës në Provencë ndërsa Pitt nuk do t’i japë konsensusin e tij.
Kur ishin të dashuruar Brad dhe Angelina kishin blerë pronën e Château Miraval, në Jug të Francës dhe themeluan një punishte verë me të njëjtin emër. Edhe pas divorcit, duket se nuk kishin asnjë problem për këtë pasuri, të paktën deri tani.
Sipas asaj që raporton Fox News, Jolie ka ndërmend të shesë 50% të aksioneve të saj, duke menduar që nuk ka më asnjë kuptim të bëjë biznes me të, pas asaj që ka ndodhur.
Por për këtë i duhet konsensusi i Pitt që zotëron 50% të pjesës tjetër të aksioneve. Por ai duket që s’ka ndërmend të pranojë, për faktin që ekziston një urdhër ndalimi i përkohshëm për të gjitha pasuritë e çiftit, të bllokuara deri në fund të marrëveshjes.
Më pak fjalë lufta ka filluar sërish. Nga ana tjetër Brad nuk është i gatshëm të tolerojë asnjë milimetër, ndërsa Angelina i ka kërkuar gjykatës së Los Angeles të heqë kufizimet kohore të marrëveshjes. Pavarësisht se ekziston një blerës do të duhet patjetër konsesusi i Pitt, i cili nuk ka aspak ndërmend t’ia lehtësojë gjërat ish bashkëshortes së tij…