MENU
klinika

NBA, play-off finale

Bucks përmbys Suns, një fitore larg titullit

18.07.2021 - 10:15

Nga 2-0 në favor të Phoenix Suns, në 2-3 për Milwaukee Bucks. Kjo është situate në serinë e ndeshjeve finale në NBA. Bucks përmbysin Suns në fushën e këtyre të fundit, duke fituar të fundit 123-119.

Vendasit e nisën mirë takimin, duke fituar periodën e parë 37-21, por në të dytën erdhi përmbysja e madhe nga miqtë, duke fituar 24-43. Bucks mbajnë këtë ritëm edhe në periodën e tretë, duke ruajtur avantazhin në të katërtën.

Booker sërish shkëlqeu me 40 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen. Në krahun treshja Antetekounmpo-Middleton-Holiday realizuan 88 pikë, përkatësisht 32, 29 dhe 27 pikë. Sfida e radhës luhet në fushën e Bucks, nëse fitojnë, shpallen kampionë të NBA.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak