Në “gjueti” të ADN-së, së gjeniut Leonardo da Vinçi, bën një hap para falë pemës së re gjenealogjike më të plotë të familjes së tij.
Rezultat i dekadave të studimit dokumentar, që rindërton 21 breza, nga babai te biri, prej vitit 1331 deri më sot, identifikon 14 pasardhës drejtpërdrejt të linjës mashkullore, që aktualisht jetojnë, nga të cilët, 13 të panjohur deri më tani.
Rezultati, i botuar në revistën ”Human Evolution” nga Alessandro Vezzosi (themeluesi i Muzeut Ideal Leonardo da Vinci) dhe Agnese Sabato (president i Shoqatës së Trashëgimisë Leonardo Da Vinci), do të ndihmojë në rindërtimin e profilit gjenetik të gjeniut të Rilindjes.
”Në vitin 2016, ne kishim identifikuar 35 pasardhës të gjallë të Leonardos, por kryesisht të tërthortë, rezultat i marrëdhënieve paralele edhe në linjën femërore, si në rastin më të njohur të regjisorit Franco Zeffirelli, por ata nuk ishin njerëz që mund të jepnin informacion të dobishëm për ADN-në e Leonardos dhe në veçanti, për kromozomin Y, që transmetohet te pasardhësit meshkuj dhe mbetet pothuajse i pandryshuar, për 25 breza”, – shpjegon Vezzosi.
Pika e kthesës, tani mund të vijë nga pasardhësit e rinj të drejtpërdrejtë meshkuj (që rrjedhin nga babai i tij, Ser Piero da Vinçi dhe gjysmëvëllai Domeniko) dhe aktualisht në jetë: “ata janë midis 1 dhe 85 vjeç, nuk jetojnë me të vërtetë në Vinçi, por në bashkësitë deri në Versajë dhe ata që bëjnë tregti të zakonshme, të tilla si nëpunës, topograf dhe zejtar”, – shpjegon Vezzosi.
ADN-ja e tyre do të analizohet në muajt e ardhshëm, për të kontribuar në studimin e taskforcës ndërkombëtare ”The Leonardo Da Vinci DNA Project”, kryesuar nga autori Jesse Ausubel, nga universiteti “Rockefeller” në Nju Jork.