MENU
klinika

Habit KF Tirana

FSHF në hall, 3 klubet e kryeqytetit duan “Air Albania”

15.07.2021 - 18:17

Thuajse të gjitha klubet e Superiore e kanë provuar të paktën njëherë të luajnë në stadiumin “Air Albania”. Mirëpo si pritës këtë shtohet një problem, pasi merr pjesë e Dinamo.

Tirana Dinamon dhe Partizanin klubet kanë njoftuar FSHF-në dhe i kanë bërë me dije se ndeshjet e sezonit të ardhshëm dëshirojnë t’i luajnë në “Air Albania”. Nëse Partizani dhe Dinamo janë “të justifikuara” sepse nuk kanë ende një stadium të tyrin, duket disi e çuditshme këmbëngulja e Tiranës për të hequr dorë nga “Selman Stërmasi”.

Në fakt, kuptohet qartë që është për çështje marketingu dhe nga shitja e biletave si dhe nga kushtet që ofron, “Air Albania” nuk ka të krahasuar me impiantin tjetër në kryeqytet.

Por, çështja është se si do t’ia bëjnë klubet e kryeqytetit kur dy prej tyre në të njëjtën javë duhet t’i luajnë ndeshjet si pritëse? Deri tani dy janë mundësitë:

1) Në rastet kur dy klube të kryeqytetit janë pritëse, njëra nga ndeshjet mund të luhet të premten, ndërsa tjetra të dielën ose të hënën. Edhe kjo është e komplikuar, sepse jo gjithçka varet prej FSHF-së dhe klubeve, por edhe prej “SuperSport” që ka të drejtën e transmetimit dhe përcakton shpesh herë oraret e ndeshjeve në varësi edhe të axhendës së kampionateve të tjera.

2) varianti tjetër është që klubet të “manovrojnë” me “Selman Stërmasin” kur nuk kanë ndeshje të rëndësishme ose ndeshje që nuk sjellin shumë tifozë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të veprojnë FSHF-ja, që gjithashtu ka interes që në “Air Albania” të luhen sa më shumë ndeshje, pasi nga koha e pandemisë kur çmimi për ndeshje shkoi 3 milionë lekë të vjetër, në sezonin e ri pritet të shkojë minimalisht 6 milionë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Biznesmeni u skualifikua në fillim

Privatizimi i Vllaznisë, Ademi paditet në SPAK