MENU
klinika

Shikoni performancën e tij

Garon sportisti i parë kuqezi në “Tokyo 2020”

24.07.2021 - 15:22

Kosova mori medaljen e parë të artë, ndërsa Shqipëria garoi me sportistin e parë sot. Rusi që garon për Shqipërinë, Matvei Petrov, ka grumbulluar 14,733 pikë në garën kualifikuese në divizionin e dytë në kaluç me doreza.

Petrov aktualisht renditet në vendin e 9 me 14,733 pikë dhe ishte i pari që përfaqësoi Shqipërinë në këto Lojëra Olimpike. Aktualisht është në pritje të renditjes për të mësuar nëse është në finale sapo të mbarojnë të gjitha kualifikueset.

Shanset janë që Petrov të kalojë në finale. Gjithsesi, për medalje do të jetë tepër e vështirë. Shqipëria mund të futet në zonën e medaljeve vetëm me Briken Caljen në peshëngritje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak