MENU
klinika

Lëvizja që trondit merkaton

Kane drejt Cityt, sa kushton ky transferim

23.07.2021 - 12:19

Që Harry Kane dëshiron të largohet nga Tottenham, nuk është më një sekret. Por ai do vetëm Manchester City. Kane nuk do të paraqitet në përgatitjet parasezonale me Tottenham.

Në Angli nuk kanë dyshime: sulmuesi i Spurs dëshiron të vihet nën urdhërat e Pep Guardiolës. Numri një i Tottenhamit, Daniel Levy, gjithashtu do t’i jepte dritën jeshile shitjes së qendërsulmuesit.

Kane konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij dhe vlerësimin e ka mjaft të lartë. Kalimi i lojtarit në skuadrën e Guardiolës mund të hyjë në listën e transferimeve më të shtrenjta në historinë e futbollit.

Sipas “Sky Sports”, në fakt, kartoni i lojtarit do të kushtonte rreth 185 milionë euro. Me pak fjalë, një shifër monstruoze. Nëse marrëveshja kalon, Kane do të vendoset në vendin e dytë të renditjes speciale të futbollistëve më të shtrenjtë ndonjëherë.

Para tij, në fakt, do të ishte vetëm Neymar, i cili shkoi nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro. Më pas, në shkallën më të ulët të podiumit, do të qëndronte Mbappé, gjithashtu i blerë nga klubi i Al-Khelaïfi për 180 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak