MENU
klinika

Rikthimi

Merr fund pritja, Tirana zyrtarizon Michael Ngoo

27.07.2021 - 17:17

Pas një pritje të gjatë, sulmuesi anglez Michael Ngoo është rikthyer përsëri në radhët e Tiranës. Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e bardhebluve në “Facebook” duke thënë ndër të tjera se sulmuesi do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në Pogradec.

Postimi i Tiranës

Rikthehet Michael Ngoo! Lojtari rikthehet në Shqipëri për t’ju bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar.

Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion. Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore. Mirëseerdhe në familjen tënde Michael!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN