MENU
klinika

Antetekounmpo, më i miri i finaleve

Milwaukee Bucks shpallet kampion i NBA

21.07.2021 - 09:39

Skuadra e Milwaukee Bucks është shpallur skampione e NBA-së për sezonin sportiv 2020-2021. Ajo triumfoi sot 105-98 ndaj Phoenix Suns në finalen e gjashtë play off, duke fituar 4-2 serinë e takimeve (nga 0-2 për Suns përmbysën shifrat dhe fituan 4 ndeshje radhazi).

Ky është titulli i dytë në histori për Bucks, titull që mungonte prej 50 vitesh (hera e parë ishte viti 1971). Ai që vulosi fitoren e Bucks në këto finale ishte greku Giannis Antetokounmpo, autor i 50 pikëve e 14 rebound.

Basketbollisti grek u shpall edhe MVP i finaleve, sukses tërësisht i merituar për të pas dy trofeve MVP të sezonit të rregullt në dy kampionatet e mëparshme.

Giannis (këtë sezon kishte një mesatare prej 35.2 pikë dhe 12.2 rebound për ndeshje) u mbështet në këtë triumf edhe nga Chris Middleton (17 pikë) e Jrue Holiday (12 pikë), një trio që këtë sezon ka bërë diferencën në parket.

Në kahun tjetër, Chris Paul realizoi 26 pikë e Devin Booker 19, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Një titull që është edhe meritë e trajnerit Mike Budenholzer, njeriu që drejtoi këtë orkestër të përkryer.

Ai nga sezoni në sezon mësoi nga gabimet derisa arriti te titulli. Plot 65 mijë tifozë ishin jashtë stadiumit të Milëaukee ku u luajt kjo ndeshje e gjashtë finale, që shpërthyen në festë pas përfundimit të ndeshjes.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak