MENU
klinika

Informacionet paraprake nga vendngjarja

Në pronësi të 24-vjeçarit, digjet makina “Golf”

18.07.2021 - 09:50

Një mjet tip “Golf” në pronësi të shtetasit S.SH., është djegur rreth orës 01:20 të mëngjesit të sotëm në Krujë. Si pasojë e zjarrit ka marrë flakë dhe një kioskë që ndodhej në afërsi të mjetit, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i plotë

Më datë 18.07.2021, rreth orës 01:20, në Krujë, ka rënë zjarr dhe është djegur mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit S. Sh., 24 vjeç, banues në Krujë. Si pasojë e zjarrit ka marrë flakë dhe një kioskë që ndodhej në afërsi të mjetit, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.