MENU
klinika

Janë 3 futbollistë

Pagat mbi 10 mln euro, Barça i nxjerr në shitje

23.07.2021 - 10:23

Në prag të rinovimit me Lionel Messin, Barcelona po lufton për të shitur tre lojtarë të saj, Philippe Coutinho, Miralem Pjanic dhe Samuel Umtiti. Kjo mes krizës së pagave në vazhdim.

Presioni po rritet në klubin katalanas për të ulur shpenzimet përpara sezonit 2021-2022, në të kundërt rrezikon të mos federojë asnjë nga katër blerjet e kësaj vere, ose Lionel Messi, i cili doli lojtar i lirë në fund të kontratës, në qershor.

Të tjerë si Jean-Clair Todibo, Carles Alena, Junior Firpo, Francisco Trincao dhe Matheus Fernandes tashmë janë transferuar, por blaugrana-t do të duhet gjithashtu të shesin një numër yjesh të ekipit të parë me profil të lartë, për të respektuar rregullat më të rrepta të La Liga-s për kufirin e pagave.

Memphis Depay, Sergio Aguero, Eric Garcia dhe Emerson Royal janë prezantuar zyrtarisht në “Camp Nou” këtë verë, por asnjëri prej tyre nuk do të ketë të drejtë të luajë derisa Barça të balancojë shpenzimet.

Messi, ndërkohë, ka rënë dakord për kushtet e reja, me një marrëveshje të re 5-vjeçare që përfshin ulje të madhe të pagës. Edhe disa lojtarë të tjerë ka të ngjarë të ulin fitimet e tyre në javët e ardhshme.

Trajneri Koeman ka identifikuar se kush nuk do të jetë pjesë e planeve të tij për sezonin e ardhshëm. Kjo listë përfshin tre lojtarë, që aktualisht fitojnë mbi 10 milionë euro në vit: Coutinho, Pjanic dhe Umtiti.

Barça harxhoi 141 milionë euro për ta marrë Coutinho nga Liverpool në janar 2018, por vlera e tregut e brazilianit ka rënë ndjeshëm nga ajo kohë. Katalanasit nuk do të pranojnë më pak se 40 milionë euro për Coutinho, i cili ka qenë i lidhur me një numër të madh të klubeve në Premier League dhe Serie A.

Umtiti, ndërkohë, ka marrë disa oferta, me blaugranat të përgatitur për ta lënë të largohet falas, por asnjë nga klubet e interesuara nuk janë të gatshëm t’i paguajnë atij as gjysmën e asaj që fiton aktualisht në Katalonjë.

Pjanic u bashkua me Barçën nga Juventus në një marrëveshje shkëmbimi me Arthur, por nuk ia ka dalë të bëhet pjesë e formacionit bazë. Boshnjaku është i interesuar të rikthehet te “Zonja e Vjetër”, por ofertë zyrtare për të nuk ka ende nga Torino.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak