MENU
klinika

Tokyo 2020

“Po vdesim në fushë”, shtyhen ndeshjet e tenisit

28.07.2021 - 17:07

Ndeshjet e tenisit në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, duke nisur nga nesër, kur fillon faza çerekfinale, do të luhen vetëm në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Kjo për shkak të protestës së disa tenistëve që thanë se temperaturat e larta e bëjnë të pamundur zhvillimin normal të ndeshjeve.

Ai që ka ngritur më shumë zërin është rusi Daniil Medvedev, numri 3 në botë, që në takimin e sotëm ndaj Fabio Fognini ka kërkuar dy herë ndërhyrjen e mjekut.

“Gati sa nuk më ra të fikët në fushë prej vapës së madhe. Nëse vdesim në fushë, do të jetë faji juaj”, – tha rusi pas ndeshjes. Ndërsa tenistja spanjolle Paula Badosa u largua nga fusha me një karrige me rrota, pasi vendosi të tërhiqej nga ndeshja ndaj Marketa Vondrousova, pasi e kishte të pamundur të luante.

Për pasojë, organizatorët e Olimpiadës vendosën spostimin e orarit të ndeshjeve, që do të nisin pas orës 15:00. Temperaturat sot në Tokyo shkuan deri në 31 gradë, por lagështia është tepër e madhe, gjë që e bën të pamundur të marrësh frymë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN