MENU
klinika

Çiklizëm

Pogacar triumfon sërish në “Tour de France”

18.07.2021 - 21:36

Çiklisti slloven Tadej Pogacar fitoi edicionin e vitit 2021 të Turit të Francës (nr.108 në histori). Ky është suksesi i dytë i 22 vjeçarit në këtë turne (edhe vjet doli kampion) ku fitoi 3 etapa.

Pikërisht në këto etapa ai arriti të krijojë diferencën e mjaftueshme për të triumfuar sot në Paris, duke mbajtur të veshur fanellën e verdhë të liderit (82h 56’ 36” koha e përgjithshme).

Në vendin e dytë të Turit u klasifikua danezi Jonas Vingergaard (+5’ 20” nga lideri), ndërsa në të tretin ekuadoriani Richard Carapaz (+7’ 03” nga lideri). Nddryshe nga vjet, këtë vit pati tifozë.