MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Sadiku lë Amerikën e Jugut, rikthehet në Spanjë

29.07.2021 - 20:30

Pas Turqisë, edhe Amerika e Jugut nuk rezulton aventurë e mirë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, i cili është larguar përfundimisht nga skuadra Bolivar e Bolivisë.

Transferimit të tij në një kampionat si ai i Bolivisë la të gjithë më gojën hapur më 28 janarin e shkuar, por megjithatë me vetëm 2 gola, gjithçka mori fund sot! 30-vjeçari (38 ndeshje dhe 12 gola me kombëtaren shqiptare) vendosi në bashkëpunim me drejtuesit e Bolivar ndërprerjen e kontratës.

Sadiku ka zyrtarizuar largimin nga Bolivar me një postim në rrjetet sociale, aty ku nuk mungojnë fjalët e bukura: “Sot është dita e lamtumirës. Një periudhë e shkurtër, por shumë intensive po përfundon, në një klub që më priti me krahë hapur që ditën e parë që mbërrita këtu.

I jam mirënjohës Bolivarit që më dha mundësinë të luaj dhe të njoh këtë vend të bukur dhe njerëzit e tij. Një pjesë e zemrës time do të jetë gjithmonë me ju. Ju uroj gjithë të mirat. FALEMINDERIT!“, – shkruan sulmuesi shqiptar.

Ndërkohë, Sadiku rikthehet në kampionatin spanjoll. Ai u zyrtarizua te Las Palmas në kampionatin spanjoll. Elbasanasi ka provuar të luajë me Malagën dhe Levanten në këtë kampionat, më saktë në La Liga 2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN