MENU
klinika

(Video) Dhuna në Copa Libertadores

Sulmuan gjyqtarët, policia gazlotsjellës ndaj lojtarëve të Bocas

21.07.2021 - 10:55

Një vendim i diskutueshëm i VAR shkaktoi skena tronditëse në “Copa Libertadores”, teksa lojtarët e zemëruar të Boca Juniors sulmuan tunelin e stadiumit, përpara se të përplaseshin me policinë në detyrë.

Boca u rrëzua në këtë kompeticion në 1/8 finale, pasi u mund me penallti nga Atletico Mineiro në “Belo Horizonte”. Skuadra mike ndjeu se u persekutua nga gjykimi gjatë kohës normale dhe zhgënjimi shpërtheu pas humbjes dramatike 3-1.

Pas ndeshjes, pamjet e tunelit të stadiumit treguan një numër lojtarësh të Boca, përfshirë ish-mbrojtësin e Manchester United, Marcos Rojo, duke u përpjekur të kishin akses në dhomën e zhveshjes së Mineiro, për t’u përballur me gjyqtarët.

Objekte të tilla si një fikëse zjarri dhe pengesë metalike u hodhën në derën e arbitrave me inat, me policinë e detyruar të ndërhynte për të qetësuar situatën. Është raportuar se oficerët e zbatimit të ligjit përdorën gaz lotsjellës mbi disa anëtarë të skuadrës dhe stafit të Boca, duke i paralajmëruar se tashmë mund të përballen me arrestim.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak