MENU
klinika

Conference League

Teuta rikuperon dy gola, e çon ndeshjen në shtesë

27.07.2021 - 19:38

Atë që kishin premtuar pasi humbën ndeshjen e parë, durrsakët e realizon në kthim, të paktën brenda 90 minutave të plota. Teuta fitoi 0-2 ndaj kampionëve të Andorrës të Inter Escaldes, kur këta të fundit patën fituar 0-2 në “Niko Dovana”.

Autori i dy golave ishte Sebino Plaku, që realizoi nga një për secilën pjesë. Në fillim hapi sfidën në minutën e 25-të, ndërsa në 80-n realizoi golin e shpresës së kualifikimit.

Në fund, durrsakët tentuan edhe golin e tretë, por nuk ia dolën dot. Për pasojë, ndeshja shkon në shtesë. Të gjithë presin me ankth që kampionët e Shqipërisë të kalojnë në turin e tretë të Conference League, pasi shanset janë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN