MENU
klinika

Conference League

Turi III, skuadrat shqiptare që kanë më shumë shanse për kualifikim

23.07.2021 - 10:08

U luajtën ndeshjet e para të turit të dytë të Conference League. Nga skuadrat e Shqipërisë që marrin pjesë në këtë kompeticion të ri, vetëm Laçi fitoi 1-0 ndaj rumunëve të Universitatea Craiova.

Por ndër skuadrat shqiptare (përfshi të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut), Prishtina është skuadra që po bën historinë dhe më e kuotuara për të kaluar në turin e tretë. Kryeqytetasit e Kosovës fituan 4-1 ndeshjen e parë ndaj kampionëve të Uellsit.

Skuadra e dytë më e kuotuar nga shqiptaret është Teuta. Edhe pse kampionët u mposhtën 2-0 në Durrës, besohet se mund të fitojnë me 2 ose më shumë gola diferencë në kthim ndaj kampionëve të Andorrës, që tashmë nuk mund të quhen modestë.

Laçi, edhe pse fitoi, renditet i treti për nga shanset që ka për të kaluar në turin e tretë. Kurbinasit luajnë për 2 rezultate në kthim, por do ta kenë të vështirë në Rumani. Gjithsesi, në kampin bardhezi ka optimizëm.

Pastaj është Vllaznia, që humbi vetëm 1-0 në Qipro me AEL Limasol. Shkodranët edhe njëherë tjetër besojnë se me mbështetjen e tifozërisë do të përmbysin shifrat në “Loro Borici”, ashtu sic bënë në turin e parë.

Shkëndija e Tetovës humbi 2-0 në Riga, por kuqezinjtë ende kanë shanse. Nuk është e pamundur të përmbyset ky rezultat. Drita mori një rezultat historik, duke barazuar 0-0 me Feyenoord, por shumë pak besohet që nënkampionët e Kosovës të fitojnë në Holandë.

Ndërsa Shkupi dhe Partizani vetëm në rast mrekullie mund të kalonin më tej. Shkupjanët u mposhtën në shtëpi 3-0 nga portugezët e Santa Clara, ndërsa të kuqtë po 3-0 nga Basel, me ndryshimin që ndeshja u luajt në Zvicër.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak