MENU
klinika

Euro 2020

Ukraina për mrekullinë, Anglia kërkon Evropianin e parë

03.07.2021 - 12:15

Çerekfinalet e “Euro 2020” mbyllen sonte me ndeshjen mes Ukrainës së Shevchenkos dhe Anglisë së Southgate. E para është ndër surprizat më të mëdha të turneut, e dyta duket e vendosur të ndryshojnë historinë e vet; të pushtojnë Europianin për herë të parë.

Besim i madh për Anglinë, pasi theu tabunë “Gjermani”, të cilën e mundi 2-0 në 1/8 finale. Nga ana tjetër, Ukraina vjen nga koha shtesë kundër Suedisë, një sfidë e zgjidhur në sekondën e fundit.

Tani përballet në çerekfinale, duke luajtur në “Olimpico” të Romës, në mënyrë që të fitojë një vend në gjysmëfinale, ku do të gjente fituesin e Danimarkë-Republika Çeke.

Shevchenko konfirmon mbrojtjen me tre, ku përfshihet Kryvtsov së bashku me Zabarnyi dhe Matviyenko. Malinovskyi është akoma në balotazh me Stepanenko për një vend në mesfushë, repart i kompletuar nga Sydorchuk, Shaparenko dhe Zinchenko. Midis shtyllave mbetet Bushchan. Në sulm, Yarmolenko me Yaremchuk. Besedin dhe Zubkov, jashtë.

Tek Anglia sakrifikohet përsëri Foden. Si “pykë” luan Kane, i mbështetur në sulm nga Sterling, Saka dhe njëri midis Mount dhe Grealish. Në mesfushë ka vend për Rice dhe Phillips, ndërsa Pickford është mbrojtësi i portës. Katër “roje” të pasme: Walker, Stones, Maguire dhe Shaw.

Formacionet e mundshme

UKRAINA (3-5-2): Buschchan; Zabarnyi, Kryvtsov, Matviyenko; Karavaev, Stepanenko, Sydorchuk, Shaparenko, Zinchenko; Yarmolenko, Yaremchuk.

ANGLIA (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Phillips, Rice; Mount, Saka, Sterling; Kane.