MENU
klinika

Vëllazërorja

Veteranët e futbollit nderojnë Fadil Vokrrin në Prishtinë

23.07.2021 - 23:03

Stadiumi “Fadil Vokrri” i qytetit të Prishtinës ishte sot arena e një ndeshje shumë të veçantë. Në fushën e lojës zbritën ekipet e veteranëve të përfaqësueseve të Kosovës e Shqipërisë.

Ndeshja kishte si qëllim kujtimin e figurës legjendare të futbollit kosovar Fadil Vokrri, i cili u nda në mënyrë të papritur nga jeta në vitin 2018.

Në fushën e lojës ishin emra shumë të njohur të futbollit shqiptar, si Kushta, Ballgjini, Zmijani, Beqiri, Jupi, Duro e Fakaj, apo edhe “djemtë e shtëpisë” si Dallku e Curri, për një ndeshje që është luajtur në një atmosferë shumë miqësore duke kthyer pas vitet për shumë nga këta emra.

Kjo vëllazërore e veçantë u mbyll me shifrat 1-1 e më pas me penallti ka fituar përfaqësuesja e veteranëve të Kosovës. Para fillimit të ndeshjes, të dy delegacionet ishin të pranishme në ceremoninë e prezantimit të shtatores të Fadil Vokrrit që u vendos para stadiumit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN