MENU
klinika

“Tokyo 2020”

Zhduket peshëngritësi nga Fshati Olimpik

16.07.2021 - 17:20

Kur mbetet edhe një javë nga nisja e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, një peshëngritës nga Uganda, Julius Sekitoleko, është zhdukur pa lënë gjurmë.

Autoritetet policore japoneze kanë nisur kërkimet për 21-vjeçarin afrikan, pas sinjalizimit që bënë organizatorët e Olimpiadës dhe delegacioni afrikan.

Sportisti nuk u paraqit në testimin e përditshëm të testit anti-Covid që kryhet në qendrën shëndetësore dhe nuk ndodhej as në dhomën e tij të hotelit.

Kërkimet kanë 24 orë që kanë nisur por ende nuk ka asnjë informacion për shtangistin, që mendohet se është larguar nga Fshati Olimpik. Pas mbërritjes në Tokyo, dy pjesëtarë të delegacionit olimpik të Ugandës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në aeroport.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak