MENU
klinika

"Messi? Klubi mbi të gjitha"

Alarmi i presidentit: Barça drejt falimentimit!

16.08.2021 - 15:20

Që Barcelona është në krizë financiare, kjo duhej prej më shumë se një viti, por presidenti Joan Laporta ngre alarmi dhe thotë se klubi është drejt falimentimit. Në konferencën e sotme për shtyp numri një i Barcelonës tha se janë rreth 600 milionë euro borxhe.

“Lëvizja e parë që bëra ishte një hua prej 80 milionë eurosh, ndryshe nuk do të paguanim dot pagat. Kishte një politikë të gabuar nga ish-drejtuesit. Të rinjtë kishin kontrata të shkurtra kohore dhe veteranët të gjata.

Një situatë delikate që na ka detyruar të punojmë me auditorët e duhur për t’u provuar kreditorëve tanë se mund të ecim përpara. Borxhi i bankës është rritur në më shumë se 600 milionë euro. Vetëm emri Barcelona na ka shpëtuar pa falimentuar”.

Këto ishin fjalët për anën financiare, ndërkohë nuk mungoi komenti për Lionel Messin: “Largimi i Messit është trishtues, por i nevojshëm. Sepse klubi është mbi të gjitha. Ne do të kishim vënë gjithçka në rrezik, sepse situata financiare është dramatike. Nëse mbanim Messin, do të falimentonim.” Gjithsesi, Barcelona fitoi ndeshjen e parë me 4 gola të shënuar dhe ky është vetëm hapi i parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak