MENU
klinika

Ai është vtëm 15 vjeç

Bayern “blindon” shqiptarin me emrin Ibrahimovic

03.08.2021 - 17:57

Ai është vetëm 15 vjeç, por ka rënë në sy jo thjesht nga mbiemri Ibrahimovic që mban mbi shpinë. Fundja nuk ka lidhje me Zlatan, Arijon Ibrahimovic është shqiptar…

Ai është pjesë e Bayern Munchen dhe gjithnjë gjiganti gjerman i “blindon” xhevahirët e tij mes të cilëve është njëfarë. Klubi gjerman ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate se ka gjatur kontratat e dy të rinjve: bëhet fjalë për sulmuesin Lucas Copado (17 vjeç) dhe mesfushorin Arijon Ibrahimovic (15).

Ky i fundit, lindur në Nuremberg dhe me origjinë kosovare, nuk mund të kalojë pa u vënë re për shkak të mbiemrit të njëjtë me sulmuesin e Milan-it. Megjithatë, me Zlatan ka të përbashkët vetëm emrin pavarësisht se në Bavari janë të gatshëm të vënë bast për të ardhmen e ndritur të lojtarit.

Arijon Ibrahimovic ka luajtur sezonin e kaluar me Under 17, duke shënuar edhe 2 gola në 9 ndeshje. 15-vjeçari ka edhe dy ndeshje me kombëtaren gjermane Under 16. Bayern Munich ka vendosur t’i shikojë akoma në provë atë dhe Copado-n dhe të zgjasë kontratën e tyre deri në vitin 2024.

Ka shumë mundësi që të dëgjojmë flitet për të edhe në të ardhmen. Trajneri Nagelsmann e ka vëzhguar me kujdes dhe në dy seanca stërvitore e marrë tek ekipi i parë. E ardhmja flet për shqiptarin, ta shohim deri ku mund të shkojë Ibrahimovic i ri…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bergamaskët të dashuruar me shqiptarët

Kumbulla vihet nën shënjestrën e Atalantës