MENU
klinika

Peshëngritje

Bishanaku, medalje argjendi për të rinjtë në Evropian

24.08.2021 - 15:35

Shqipëria vijon traditën e mirë në sportin e peshëngritjes. Samuel Bishanaku mori medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për moshën U-17 që po zhvillohet në Poloni.

Një sukses për djaloshin që stërvitet nga babai i tij, Sokol Bishanaku, ish-peshëngritës kampion. Samueli shihet si ardhmja e shtangës kuqezi, që historikisht ka dhënë rezultate të mira në arenën ndërkombëtare.