MENU
klinika

Premier League, Java 2

City nuk përmbahet, triumfon me goleadë

21.08.2021 - 18:03

Pas humbjen në startin e kampionatit, Manchester City ka bërë menjëherë autokritikë në ndeshjen e dytë, duke fituar 5-0 në shtëpi ndaj Norwich. “Firmos” edhe blerja e re Jack Grealish.

“Qytetarët” e nisën vrullshëm takimin duke kaluar në avantazh që në minutën e 7-të pas autogolit të shkaktuar nga Krul. Në minutën e 22-të, blerja më e re Grealish gjeti golin e parë që pas transferimit të tij në Etihad për shumën e 117 milionë eurove.

Në pjesën e dytë, golat e Laporte, Sterling dhe Mahrez hipotekuan fitoren e thellë të Cityt që merr tri pikët e para këtë sezon. Milot Rashica u aktivizua si titullar me Norëich, duke qëndruar në fushë gjatë gjithë takimit, por pa mundur do të bëhet protagonist.

Në ndeshjet e tjera, Leeds barazoi 2-2 me Everton, Aston Villa fitoi në shtëpi 2-0 përballë Newcastle, ndërsa Crystal Palace dhe Brentford përfundoi në paqe 0-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN