MENU
klinika

Tokyo 2020

“Dream Team” nuk fal, triumfon sërish në Olimpiadë

07.08.2021 - 10:26

E ashtquajtura skuadra e ëndrrave nuk ka zhgënjyer edhe kësaj here në Lojërat Olimpike. SHBA vazhdon të konfirmohet si superfuqi në basketboll, teksa mposhti në finale Francën për të fituar medaljen e arit të katërt radhazi dhe të 16-in në historinë e tyre olimpike.

Amerikanët e mbushur me yjet e NBA-s siguruan një fitore të ngushtë në rezultatin 87-82, por që tregon supermacinë e Amerikës në këtë sport. Kevin Durant shkëlqeu duke realizuar 29 pikë dhe duke siguruar medaljen e 3-të të arit radhazi në Lojërat Olimpike.

Një rekord më vete ky për yllin e Brooklyn Nets, që vazhdon të marrë suksese në karrierën e tij. Për Francën më i miri ishte Gobert me 16 pikë të realizuara, por të pamjaftueshme duke arritur të marrin medalje argjendi në Tokyo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN