MENU
klinika

Viviana Massini tregon sakrificat

E ëma e kampionit të 100 m: Jacobs ka vuajtur, tani pushtoi botën

01.08.2021 - 22:28

Emocioni dhe lumturia e Viviana Masini, mamasë së Marcell Jacobs, pasi fitoi medaljen e artë në 100 metra në Tokyo 2020, ishin të shumta. Me lot në sy ajo tregon sakrificat e shumta:

“Jam shumë e lumtur, e emocionuar. E gjithë jeta e Marcell ishte një sakrificë, ne ishim shumë të rinj, duhej të shkonim në Amerikë, atëherë babai i tij u dërgua me shërbim në Kore, kur Marcell ishte një vjeç.

Madje Marcell ka pasur edhe probleme fizike si fëmijë. Tani, megjithatë, ai më në fund mund të shijojë jetën pas të gjitha sakrificave, tani ai me të vërtetë ka pushtuar botën.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN