MENU
klinika

Pritet reagimi i tifozëve

Fanella e tretë e Interit i habit të gjithë

18.08.2021 - 14:32

Fanellat e reja të ekipeve janë gjithnjë pjesë e debateve te tifozët. Pas zyrtarizimit të fanellës së parë dhe të dytë, Interi është gati të prezantojë dhe fanellat e treta të këtij sezoni.

Sipas asaj që shihet nga faqja e specializuar e dizenjimit të fanellave “FootyHeadlines”, është se kjo fanellë është krejtësisht ndryshe nga historia e Interit, duke e parë në këndvështrimin e ngjyrave.

Uniforma është e zezë sponsori “NIKE” është në ngjyrën e artë, stema e Interit është me ngjyrën jeshile e hapur dhe e mbyllur dhe e zezë. Ndërsa te sponsori i fanellës mbizotërojnë vijat diagonale me ngjyrat e kaltër, jeshile, e verdhë dhe portokalli.

Si dizenjim është e njëjta fanellë e përdorur në transfertë nga viti 1989 deri në 1991, por nga ngjyrat është risi më vete. Ta shohim se si do të reagojnë tifozët zikaltër…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN