MENU
klinika

“Idrizi ka plan konkret”

Flamurtari i mbetet Idrizit, Kushta: Të privatizohet!

26.08.2021 - 12:47

Situata e Flamurtari ishte cështja e ditës në Këshillin Bashkiak të Vlorës. Vendimi u mor që Sinan Idrizi të vijojë të administrojë klubin, deri në një moment tjetër për të bërë të mundur privatizimin.

Mes të tjerëve ka folur edhe Sokol Kushta, duke thënë se aktualisht skuadra vlonjate ndodhet pa terrene sportive dhe se gjithashtu ka biseduar në korrik me Idrizin duke thënë se administratori i klubit ka një plan konkret për ringritjen e skuadrës:

“Përpara dy muajsh kam folur me kryetarin e bashkisë pasi ka qenë një shqetësim për mbarimin e kontratës si do të funksiononte Flamurtari. Janë për disa dikutime që kishte figura si Vasil Ruçi, Kreshnik Çipi dhe ndonjë tjetër që mund tra administratonte deri në momentin e shitjes.

Por kishte një ngërç që bashkitë nuk japin më fonde për sportin. Këto një muaj e gjysmë aty ska pasur asnjë klub, i vetmi që doli me një plan ishte Idrizi. Që të arrish në një gjendje të tillë, duhet të marrësh masa, bashkia ishte e pafuqishme të merrte masa.

Të dali zoti Idrizi dhe të japë disa lekë, është njësoj sikur të japësh lëmoshë. Në momentin që ty të krijohet baza ligjore dhe nuk e di që në ndonjë mbledhje që kemi pasur ne këtu dhe nuk e di sa kanë përparuar për shitjen tek Idrizi apo te ndonjë tjetër.

Është emergjente që klubi sportiv Flamurtari të fillojë të funksionojë. Bashkia duhet të funksionojë edhe për asetet e veta. Ajo dy-vjeçarja nuk është zgjidhja për mua, zgjidhja është shitja.

Idrizi ka një plan konkret, dhe ne kemi biseduar në korrik në stadiumin Flamurtari me ndimën që duhet të japë bashkia që të japë me bazën për të krijuar fushat dhe terrenet sportive”- përfundoi Sokol Kushta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sokol Kushta për Flamurtarin

Kushta: Idrizi negativ? Dha miliona euro