Regjisori, Quentin Tarantino bëri një pakt në moshën 12-vjeçare se nuk do t’i jepte nënës së tij asnjë nga pasuritë e tij nëse do të bëhej një skenarist i suksesshëm.
58-vjeçari ka rrëfyer se refuzon të ndihmojë nënën e tij financiarisht sepse ajo dikur tallej me ambiciet e tij për të shkruar.
Duke folur në podkastin “The Moment”, ai kujtoi momentin kur nëna e tij u bashkua me mësuesit e tij për ta qortuar për shkrimin e skenarëve në shkollë.
“Kur ajo më qortoi në atë mënyrë sarkastike, unë u betova dhe i thashë: Ok, kur të bëhem një shkrimtar i suksesshëm, nuk do të shihni kurrë asnjë qindarkë nga suksesi im. Nuk do të ketë shtëpi për ju. Nuk ka pushime për ju, asnjë Elvis Cadillac për mamanë. Ju nuk merrni asgjë. Sepse e thatë këtë”, u shpreh ai.
Në lidhje me këtë deklaratë kaq të bujshme ka reaguar dhe e ëma, e cila e ka mbrojtur atë duke shtuar se nuk dëshiron që të bëhet pjesë e diskutimeve në media lidhur për të birin.
“Në lidhje me djalin tim Quentin, unë e mbështes, jam krenare, e dua atë dhe familjen e tij. Më gëzoi fakti që vallëzova në dasmën e tij dhe lajmi i lindjes së nipit tim, Leo. Është e thjeshtë që gjërat të bëhen virale pa pasur kontekstin e duhur,”– tha e ëma, Connie Zastoupil.
Regjisori dhe skenaristi shtatë herë fitues i Çmimit Oskar ka një pasuri neto të raportuar prej 120 milionë dollarësh (86.49 milionë funte).