MENU
klinika

Strategjia e sulmuesit anglez

Hileja e Kane, karantinë për mos u stërvitur me Tottenham

03.08.2021 - 20:16

Harry Kane nuk doli në stërvitje sipas programit të përcaktuar dhe për këtë Tottenham e ka gjobitur. Sulmuesi po mundohet me çdo mënyrë që të sigurojë një transferim te Manchester City.

Londinezët i kanë bërë të qartë se nuk duan të heqin dorë prej futbollistit, por ai insiston që të largohet dhe duket se po e detyron klubin që të vendosë në fund për transferimin.

Hileja e tij e fundit e Kane ishte një udhëtim i paparashikuar në ditët e fundit të pushimeve drejt Ishujve Bahamas. Ishujt Karaibe janë në zonën e kuqe dhe pas kthimit në Angli, ai është i detyruar që t’i nënshtrohet karantinës për 10 ditë.

Nëse Kane do të provojë nëpërmjet testeve pas ditës së pestë se nuk është infektuar, ai mund të lejohet të largohet nga shtëpia dhe të kthehet në stërvitje në klub.

Por nuk dihet ende nëse Kane do ta bëjë një gjë të tillë, apo të vazhdojë të qëndrojë larg stërvitjeve të Tottenham, duke pritur zhvillime të reja për të ardhmen e tij derisa të përfundojë periudha e karantinës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin