MENU
klinika

Mbrojtësi spanjoll

Pedri vendos rekord, e thyen atë në finale

03.08.2021 - 19:52

Një motorr që nuk di të ndalet. Pedri u përfshi në formacionin startues të Spanjës për t’u përballur me Japoninë në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike të Tokyos, që do të thotë se ai ka barazuar rekordin për numrin e ndeshjeve të luajtura në një sezon me 72 gjithsej.

Bruno Fernandes e mbante këtë rekord deri më sot 3 gusht, por ai tani do të duhet të ndajë këtë me talentin e Barcelonës, Pedrin. Në moshën 18 vjeç, Pedri nuk do të harrojë sezonin e tij debutues si lojtar i Barcelonës, pasi ka luajtur 37 ndeshje në La Liga.

Gjithashtu Pedri është aktivizuar në 6 ndeshje në Copa del Rey, 2 në Superkupën e Spanjës dhe 7 në Champions League, pa harruar 20 ndeshjet me Spanjën , të ndara mes të rinjve nën 21 vjeç dhe më pas skuadrës së të rriturve në Kampionatin Evropian dhe Olimpiadën.

Ai pritet do ta thyejë këtë rekord pasi do të luajë në finale të Lojërave Olimpike të “Tokyo 2020” ndaj Brazilit më 7 gusht. Pedri është aktivizuar cdo 5 ditë gjatë vitit të fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN