MENU
klinika

Mbrojtësi shqiptar

Hysaj me Napolin 1 gol në 6 vite, me Lazion 2 ndeshje 1 gol

28.08.2021 - 20:50

Elseid Hysaj shënon golin e dytë në Serie A. Nëse për të shënuar me skuadrën e Napolit, Elseid Hysajt iu deshën të priste plot 6 vite, me Lazion mbrojtësit kuqezi i kanë mjaftuar vetëm 2 të tilla.

Në ndeshjen e javës së dytë të Serie A mes Lazios dhe Spezias, mbrojtësi shqiptar ka tundur rrjetën në pjesën e dytë të takimit. Pas një pasimi të saktë të Luis Alberto në minutën e 70-të, ai doli i vetëm para portës kundërshtare dhe dërgoi sferën në rrjetë.

Hysaj çoi shifrat në 5-1 për ekipin e tij, teksa Lazio fitoi 6-1 dhe merr kryesimin provizor të Serie A. Në ndeshjen tjetër, Atalanta uj ndal në barazim 0-0 në shtëpi ndaj Bologna-s. Gjimshiti ishte titullar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN