MENU
klinika

Mesfushori malazez

Jovetic hyn në histori, gola në 5 ligat më të forta

15.08.2021 - 20:38

Shumë futbollistë kanë luajtur në ligat kryesore evropiane, por vetëm Stevan Jovetic ka hyrë sot në histori me një arritje shumë të rrallë në futbollin europian.

Futbollisti malazez i është bashkuar ish-lojtarit rumun Fiorin Raduçoiu, si të vetmit që kanë arritur të realizojnë në 5 kampionatet e mëdha të Evropës.

Një arritje e vështirë në futbollin e sotëm, diçka që shpesh është përfolur si një prej objektivave të mëdhenj të karrierës së Cristiano Ronaldos.

Por Jovetiç e ka bërë realitet pas vetëm 6 minutash në fushë me skuadrën e tij të re, Hertha Berlin, duke i dhënë momentalisht avantazhin në ndeshjen ndaj Këlnit në Bundesligë.

Jovetic ka shënuar më parë 41 gola në Serinë A (35 me Fiorentinën, 6 me Interin), 8 në Premier League (Manchester City), 6 në La Liga (Sevilla) dhe 18 në Ligue 1 (Monaco).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak