MENU
klinika

Premier League, Java 1

Kampionët bien që në start, Son heroi i Tottenham

15.08.2021 - 19:27

Kampionët e Premier League bien që në ndeshjen e parë. Tottenham mposht në shtëpi 1-0 Manchester City. Një nisje shumë e mirë për Spurs, ndërsa Guardiola është parë shumë nervoz.

Supersfida u zhbllokua pas 55 minutash lojë. Edhe pse mungoi kapiteni Harry Kane, që nuk është thirrur nga trajneri, pasi sipas tij, nuk është gati (fakti është që ende nuk po gjen gjuhën me klubin për shkak se është mes rinovimit dhe shitjes), ai që ka realizuar është protagonisti i këtyre viteve të fundit: koreani Son.

Një kundërzbritje e bukur e skuadrës londineze dhe Son është ai që pasi kontrollon topin dhe qendërzohet, godet duke befasuar portierin Ederson. Edhe pse kishte kohë për të reaguar, City nuk arriti dot të shënojë, për të marrë të paktën një barazim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak