MENU
klinika

Legjenda e MMA

Khabib firmos si futbollist profesionist në Rusi

14.08.2021 - 11:24

Kampioni i pamposhtur rus i arteve marciale mikse, Khabib Nurmagomedov, ndërron sport, tani ai do të luajë futboll. Po flasim për nivele profesioniste.

Pasi braktisi sportin e MMA-së ka habitur me vendimin e tij. Legjenda firmosi një kontratë zyrtare si futbollist profesionist me klubin e Legion Dinamo, e cila militon në ligën e tretë të Rusisë.

Khabib njihet si një adhurues i futbollit, ku ka shumë miq futbollistë duke veçuar Cristiano Ronaldon dhe Kylian Mbappe. Lajmin e zyrtarizimit si futbollist të Khabib Nurmagomedov e ka bërë publike vetë klubi i Legion Dinamo, ku i uron mirëseardhjen.