MENU
klinika

Rinovimi i futbollistit të Real Madrid

Klauzola rekord e kontratës, 1 miliard euro për prishjen

24.08.2021 - 16:14

Pas largimeve, Real Madrid po rinovon një e nga një me lojtarët. Pasi e bërë këtë me Modric, Kroos dhe Benzema, Los Blancos zgjasin kontratën edhe me Federico Valverde.

Uruguajani ka nënshkruar kontratë të re që do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri në qershor të vitit 2027. Lajmi është konfirmuar nga vet klubi madrilen përmes një komunikate për media.

“Real Madrid CF dhe Fede Valverde kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit, i cili do të mbetet i lidhur me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2027” – thuhet në njoftim.

23-vjeçare është pjesë e Real Madridit që nga viti 2016, ku e kishte kaluar një sezon në ekipin e dytë, për të kaluar pas një viti në ekipin e parë, ku edhe arriti ta dëshmonte veten.

“Los Blancos” e kanë “blinduar” yllin uruguajan me një klauzolë marramendëse. Në fakt, kjo klauzolë e shkëputjes së kontratës është 1 miliard euro, një rekord më vete. Asnjë futbollist më parë nuk e ka pasur këtë klauzolë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN