MENU
klinika

Detaje të reja për të gjithë kuriozët!

Kush do të jenë 3 ndër personazhet e “Big Brother VIP”

16.08.2021 - 10:23

Ditë më parë televizioni “Top Channel”, zbuloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej disa vitesh, “Big Brother VIP”. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë më të madhe njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.

Së fundmi, detaje të reja kanë dalë në dritë duke zbuluar disa nga personazhet që do të jenë pjesë e këtij “reality show”.

Deri më tani janë konfirmuar si pjesëmarrës moderatorja sportive, Hygerta Sako, këngëtarja e muzikës popullore Valbona Mema dhe ish-fituesi i “Big Brother” dhe Vesel Kurtishaj.

Sipas këtyre burimeve, thuhet se drejtuesit e formatit ka hyrë në bisedime edhe me këngëtaren Bleona Qerreti, por ajo nuk ka pranuar për shkak të pagesës së ofruar.

Pritet që emrat e tjerë të zbulohen së shpejtu në formatin që i është besuar Arbana Osmanit dhe që do të ketë për regjisor partnerin e saj, Eduart Grishaj.

Po ashtu, më herët gazetari i njohur, Eraldo Rexho ka zbuluar disa detaje për këtë spektakël.

I ftuar në programin veror, “Pushime On Top”, Eraldo tha se ai është pjesë e grupit të punës në fazën parapërgatitore të spektaklit.

“Unë kam pranuar të jem pjesë e skuadrës së ‘Big Brother VIP’ në fazën parapërgatitore. Momentalisht po punojmë për një edicion super fantastik të ‘Big Brother VIP 1’. Kështu që unë di të them angazhimin tim deri në këtë moment. Se çfarë do ndodhë pas shtatorit, do mbetet për t’u parë në tetor, kur besoj se do të nisë ‘Big Brother’, u shpreh ai duke zbuluar kështu edhe kohën kur do të nisë spektakli.

Përsa i përket personazheve që do të jenë pjesë e edicionit të parë të BBV, Rexho tha se pjesa më e madhe e tyre janë vendosur, ndërsa preferoi që të mos zbulonte ndonjë emër.

“Asnjë emër, nuk bëhet fjalë. Por, unë mendoj se janë mbyllur 90 për qind e banorëve VIP të Big Brother”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulohet 'plaku' që i paguan!

Ish-banorja e Big Brother me pushime

Ku do i shohim këtë sezon?

Ndryshimi i motrave Vjollca ndër vite