MENU
klinika

Zbulohet romanca e re

Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Butrint Imerit

29.08.2021 - 13:22

Butrint Imeri është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Këngëtari është përfolur shumë për jetën personale, megjithëse është munduar ta mbajë larg vëmendjes së publikut duke preferuar të mos komentojë asgjë.

Lidhja për të cilën është komentuar më gjatë është me Kiara Titon, ndonëse ata e kanë mohuar gjithnjë diçka të tillë. Kohët e fundit është përfolur se këngëtari është në një lidhje me një vajzë të quajtur Olta Beqiri. Dyshimet lindën pasi dyshja postonin shpesh foto nga vende të njëjta.

Së fundmi, burime për Iconstyle.al kanë bërë me dije se dyshja janë bashkë. Ndërkohë, ende nuk dihet se prej sa kohësh janë bashkë dhe se si janë njohur. Megjithatë, ata kanë vendosur të mos reagojnë lidhur me këto spekulime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Instagrami i zbuloi të gjitha...

Butrint Imeri dhe modelja janë sërish bashkë?!