MENU
klinika

Me urdhër të diktatorit në Tokyo

Lukashenko tenton të rrëmbejë sportisten bjelloruse

01.08.2021 - 18:40

Është tentuar rrëmbimi i një prej sportisteve të Bjellorusisë, me urdhër të presidenti të këtij vendi, Aleksandr Lukashenko. Atletja bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya ishte protagoniste e kësaj ngjarjeje të denjë për një film.

Sprinterja është dërguar në aeroportin e Tokyos nga dy pjesëtarë të Komitetit Olimpik Bjellorus, pasi kishte ardhur urdhri për ta hipur në avion dhe kthyer në Bjellorusi, kuptohet pa dëshirën e saj, me kërkesën që kishte ardhur specifikisht nga Aleksandr Lukashenko.

Por sportistja bëri rezistencë dhe duke shfrytëzuar forcën e rrjeteve sociale, ia doli të lajmëronte organizatorët dhe të shpëtonte nga një fat që padyshim do të ishte i errët.

Policia japoneze arriti ta bllokonte udhëtimin e saj dhe ajo është aktualisht nën mbikëqyrjen e vendit organizator, teksa ka deklaruar se nuk do të kthehet më në Bjellorusi.

Tsimanouskaya duhej të garonte të hënën në 200 metra si dhe në stafetën 4×400 metra të enjten. Por Komiteti Olimpik Bjellorus i komunikoi që të bëhet gati për kthimin në shtëpi. Komiteti Olimpik deklaroi se doktorët e kishin vendosur kthimin e saj në shtëpi për shkak të “gjendjes psikologjike”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Atletja, në finale të 3000 m me pengesa

Luiza Gega: Sa shumë do të thotë kjo për mua!