MENU
klinika

Ligue 1, Java 2

Messi e Neymar në tribunë, PSG fiton edhe të dytën

14.08.2021 - 23:05

PSG ka fituar edhe sfidën e dytë të kampionatit francez. Edhe pse Messin dhe Neymar, të dy në tribunë, parizienët fituan 4-2 në shtepi ndaj Strasbourg.

Skuadra e Pochettinos arriti të shkëlqente edhe pa prezencën e Messit, Neymar, Ramos dhe Donnarumas, të cilët e ndoqën përballjen e sotme në rolin e spektatorëve, ndërkohë që Hakimi dhe Vijnaldum ishin në fushë.

Kryeqytetasit arritën të zhbllokonin sfidën shumë shpejt, teksa Icardi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 3-të. Më pas ishte radha e Mbappe dhe Draxel për të ngritur rezultatin në 3-0.

Pavarësisht disavantazhit prej 3 golave në pjesën e parë, miqtë nuk u dorëzuan, duke rihapur përkohësisht sfidën me Gamerion dhe Ayorcue. Për të plotësuar “pokerin”, mendoi Sarabia, i cili në minutën e 86-të, vulosi gjithçka. Me këtë fitore PSG-ja u ngjit në kuotën e 6 pikëve, në 2 javë.