MENU
klinika

Serie A, Java 1

Milan e nis mirë edhe pa Ibran dhe Kessie

23.08.2021 - 22:46

Një nisje e mirë e Milanit në sezonin e ri. Kuqezinjtë arrijnë të fitojnë në transfertë ndaj Sampdorias 0-1, edhe pse kishin shumë mungesa titullarësh.

Milani ka gjetur avantazhit me anë të Brahim Diaz pas 8 minutash lojë! Fantazisti me numër 10 ka shfrytëzuar pasimin e artë nga kapiteni Calabria. Skuadra e Piolit iu afrua edhe golit të dytë disa herë me Krunic, Leao dhe Giroud.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren 1-0 nga kuqezinjtë, që luajtën pa Ibrahimovic dhe Kessie. Pjesa e dytë pati ritëm të kënaqshëm, por nuk u shënua më gol, me Milanin që merr tri pikë në ndeshjen e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak