MENU
klinika

Chelsea zyrtarizon Lukakun

“Mirë se erdhe në shtëpi”, prezantimi i veçantë

12.08.2021 - 22:42

Nuk ka më asnjë dilemë, Romelu Lukaku është zyrtarisht i Chelsea. Klubi londinez e ka prezantuar së fundmi bomberin belg, nëpërmjet një video speciale të publikuar në faqën zyrtare në “Tëitter”.

Zyrtarizimi erdhi një ditë pasi blutë e Londrës fituan Superkupën e Evropës. Plot 115 milionë euro derdhi Chelsea në arkat e Interit, për shërbimet e Lukakut, teksa 28-vjeçari do të jetë pjesë e bluve të Londrës për 5 sezonet e ardhshme.

11 milion euro + bonuse në sezon do të përfitojë Lukaku, i cili ka luajtur edhe më parë në “Stamford Bridge”, aty ku ka luajtur edhe gjatë viteve 2011-2014. Për sa i përket aktivizimit me Interin, Lukaku mbajti veshur 95 herë fanellën zikaltër, teksa realizoi 64 gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN