MENU
klinika

Kumbulla debuton në Conference League

Mourinho merr fitoren e parë, humb Tottenham

19.08.2021 - 23:23

Jose Mourinho e nis me fitore në stolin e Romës. Sukses 1-2 në fushën e Trabzonspor, në Turqi, aty ku fitoren e vulos lojtari që donte “Special One”, më pak i sponsorizuari: uzbeku Shomurodov!

Por, historia i përket Lorenzo Pellegrini, që me golin e tij bëhet futbollisti i parë italian që ka shënuar në tre kompeticione të ndryshme: Champions League, Europa League dhe Conference League.

Skuadra verdhekuqe u barazua më pas nga goli i ish-lojtarit të Parma-s, Cornelius, por pikërisht Shomurodov shënoi golin e 1-2. Në minutën e 90-të në fushë futet edhe Kumbulla. Pas shtatë ditësh, ndeshja e kthimit në Olimpico të Romës.

Tottenham është mposhtur 1-0 në ndeshjen e parë në Portugali nga Pacos Ferreira. Harry Kane, edhe pse ishte grumbulluar, nuk u aktivizua, madje nuk ishte as në stol. Spurs duhet të përmbysin në kthim…