MENU
klinika

Sporti shqiptar në zi

Ndahet nga jeta ikona e basketbollit durrsak

23.08.2021 - 17:06

Sporti shqiptar në zi. Sot është njoftuar ndarja nga jeta e basketbollistit të njohur durrsak Petraq Jorgoni në moshën 81-vjeçare. Jorgoni kaloi pjesën më të madhe të karrierë tek skuadra e Lokomotivës së Durrësit në vitet 1958-1968, ndërsa është aktivizuar dhe me Dinamos e Studentin.

Lajmi u bë i ditur nga faqja e Goga Basket në ‘Facebook’ duke i shprehur ngushëllime familjes së Petraq Jorgonit për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të shtrenjtë.

“Me hidhërim mësuam se është ndarë nga jeta, në moshën 81 vjeçare, ish basketbollisti i Lokomotivës së Durrësit, Z. Petraq Jorgoni. Taçi ka luajtur basketboll nw vitet 1958-1968, ku gjithashtu ka luajtur dhe me skuadrat e Dinamos dhe Studentit.

Ai ishte një nga sportdashësit më të dashur të Akademisë. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e tij” – shkruan klubi i Goga Basket.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak