MENU
klinika

Mentor Kikia

Në mbrojtje të racës së pastër dhe krenare shqiptare

18.08.2021 - 13:37

Mes reagimeve serioze dhe nje humori te zi, jo per nga ngjyra, kam ndjekur “shqetesimin” se ardhja e afganeve(shume afganeve) mund te na rrezikoje deri edhe asimilimin tone si rrace e paster ariane dhe “modifikimin” e genit.

Mbi kete alarm ende jo shume alarmues dhe idene e qeverise per te zevendesuar shqiptaret qe ikin me rraca te tjera ezmere, edhe une jam shume i shqetesuar.

E para, sepse vajzat shqiptare mund te martohen lehtesisht me afgane e rraca te tjera qe do te vijne, pasi djemte kane ikur ne emigracion.

Dhe e dyta, trazimi i genit tone do te jete fatal. Ne jemi nje rrace e paster punetore, krenare, qe nuk durojme as shtypjen, as talljen, as vjedhjen, as perbuzjen, as mashtrimin.

Ne reagojme menjehere dhe te shtypim koken po na shkele dinkitetin, te drejtat dhe lirite, brenda javes ne rrezojme qeverite nese mesojme se ato po na vjedhin. E keni pare cfare i bejme qeverise ne FB?

Nje race kaq qytetare, e edukuar, energjike e krenare duhet ruajtur me fanatizem e madje duhet shperndare edhe ne Europen plake. Pra neve, te na mbajne jo per te punuar por per te riperterire rracen europiane.

Me ardhjen e migranteve ne rrezikojme te behemi nje popull qe vegjeton kafeneve, qe merret vetem me llafe e thashetheme, intriga e prapaskena, pabesi dhe servilizma, vese qe nuk i kemi fare.

Nese na ngaterrohet geni, rrezikojme te behemi nje popull i nenshtruar e jo rrebel. E keni degjuar se si afganet shisnin votat dhe nuk e bene dot demokracine, edhe me ndihmen e amerikaneve? Keni pare qe si i hedhim plehrat rrugeve? Pa pike edukate dhe civilizimi.

Larg qofte qe te na vijne edhe nga rraca e talebaneve, njerez te eger, qe vune perpara dy perandori kur i pushtuan.