MENU
klinika

Kuriozitetet e yllit të futbollit

Nga familja te dieta, njihuni me Kylian Mbappe

26.08.2021 - 13:53

Është kryefjalë e futbollit botëror, të paktën për momentin nuk ka ditë që mos flitet për të në kopertinat më të mëdha të gazetave prestigjoze evropiane. Vera e Kylian Mbapé vijon të jetë e nxehtë.

Real Madrid ofroi 160 milionë euro për sulmuesin francez, por PSG refuzoi. Mbetet për t’u parë nëse spanjollët do ta rrisin ofertën për të fituar kampionin botëror 22-vjeçar (i lindur më 1998).

Në sezonin 2020-2021 ai shënoi 42 gola në 47 ndeshje për PSG, duke merituar titullin e golashënuesit më të mirë të Ligue 1 me 27 gola. Po cilat janë sekretet e tij?

FAMILJA – Sporti është vërtet një biznes familjar (ai është nga Kameruni dhe Algjeria). Babai i Kylian, Ëilfried, është përfaqësues ekzekutiv në ekipin e futbollit AS Bondy, ndërsa nëna e tij, Fayza, ka qenë një profesioniste e hendbollit.

Dhe kjo nuk është e gjitha. Vëllai i babait të tij, Pierre, është gjithashtu një menaxher sportiv i Sedan dhe vëllai i tij birësues është futbollisti Jirès Kembo Ekoko. Me pak fjalë, Mbappé nuk mund të ishte rritur ndryshe.

DIETA – Qysh fëmijë ai kishte një ëndërr: të ishte më i miri. Dhe kështu, Kylian filloi të ndiqte rregulla strikte që në hapat e parë në futboll. Gjithashtu, nga pikëpamja e ushqimit. Plani i tij i ushqimit do të ishte i pasur me proteina, vezë, pulë, biftekë dhe proteina. Por, për të plotësuar nevojat e trupit të tij për karbohidrate, ai do të merrte një sasi të madhe qulli pa sheqer.

SEKRETET – Midis sekreteve të tij ka është edhe talasoterapia, siç e ka thënë vetë në të kaluarën, pikërisht, para triumfit në Kupën e Botës në Rusi, më 2018:

“Unë u rrita falë punës individuale, pastaj bëra talasoterapi dy herë (e dobishme për të shfrytëzuar procesin osmotik të ujit të detit, i cili në kontakt me lëkurën promovon eliminimin e lëngjeve që ngecin në kullimin e indeve) për të arritur gjendjen optimale”. Një trajtim tjetër, të cilit i nënshtrohen francezët është krioterapia, trajtimi i ftohjes, i cili ofron shumë përfitime për sportistët.

KURIOZITETI – Ndoshta jo të gjithë e dinë që pseudonimi i tij është “Donatello”, për shkak të ngjashmërisë së supozuar me një nga breshkat e famshme Ninja. Po ashtu thirret edhe “Mbebé” ose “Bip-Bip” për shpejtësinë mbresëlënëse.

Që nga fillimi i tij, Mbappé është krahasuar me Thierry Henry në cilësi dhe karakteristika. Sidoqoftë, idhulli i fëmijërisë së francezit është një. Dhe emri i tij është… Cristiano Ronaldo.

DASHURIA – Në rrjetet sociale nuk ka asnjë gjurmë të kohëve të fundit për ndonjë të dashur. Mbappé është shumë i rezervuar, edhe nëse bota e thashethemeve, muajt e fundit, i ka atribuar atij disa flirtime. Ashtu si ajo me gazetaren sportive italiane, Marialuisa Jacobelli.